top of page
image.png
image.png
WhatsApp Image 2025-04-07 at 1.19_edited
WhatsApp Image 2025-04-07 at 1.19_edited
image.png
Foto e maturës së parë 1992-1996

Historiku i shkurter

Në shtator të vitit 1992, në shkollën e mesme profesionale "23 Nëntori", paralelisht me degët profesionale, u hap edhe një klasë e shkollës së mesme të përgjithshme me 18 nxënës.

Një vit më vonë, në mbledhjen e Këshillit të Rrethit Durrës, datë 05.10.1993, me numër protokolli 57, u morën në shqyrtim propozimet e paraqitura nga “Komisioni i propozimeve dhe emërtesave”, mbështetur në vendimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor nr.201, datë 01.07.1969, ndryshuar me dekretin nr.6076, datë 28.12.1979 dhe vendimit nr.292, datë 21.01.1983 “Mbi emërtimet”, pika 4 e nenit 4.

Komisioni i propozimeve dhe emërtesave vendosi emërtimin e ri të disa shkollave të qytetit të Durrësit, pjesë e të cilave ishte edhe shkolla “23 Nëntori”, e cila nga shkollë e mesme profesionale u kthye në shkollë të mesme të përgjithshme, me emrin e ri “Leonik Tomeo”.

Në vitin 1996 drejtori parë i shkollës së mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo” u emërua Shkëlzen Jakova.

Gjatë kësaj periudhe u hapën 8 klasa të para me 195 nxënës. Ky numër nxënësish u rrit nga viti në vit. Rritja e numrit të nxënësve solli edhe nevojën për shtimin e personelit mësimor.

Për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, u fuqizuan bazat materiale mësimore, duke ngritur kabinete për lëndë të ndryshme si: Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë, Histori-Gjeografi dhe Teknologji. Biblioteka e shkollës mori rëndësi të veçantë dhe vazhdoi të pasurohej gjithnjë e më shumë.

Gjatë viteve të ekzistencës së saj, shkolla ndërmori nisma të ndryshme për të fuqizuar komponentët e saj me bazë materiale dhe didaktike, për të rregulluar mjediset shkollore dhe për të përmirësuar procesin mësimor- edukativ. Përveç mjediseve të brendshme, shkolla kishte edhe mjedise të jashtme për zhvillimin e orëve mësimore të edukimit fizik, si dhe oborr e një lulishte.

Nga viti 1996 deri në vitin 2023 kanë dhënë mësim 130 mësues, janë formuar 252 klasa dhe janë regjistruar 8556 nxënës.

 

Gjatë këtyre viteve, shkolla është rikonstruktuar dy herë, në vitet 1999- 2000 dhe në vitet 2017-2018

Në vitin 2019 shkolla shërbeu si qendër humanitare për pritjen dhe strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti.

Shkolla ka arritur të jetë e suksesshme në fushën edukative përmes aktiviteteve të ndryshme, ku ka fituar çmime të rëndësishme. Pas vitit 2000 ka marrë pjesë çdo vit në "Maratona Rinore", ku ka fituar disa herë çmime të para. Në konkursin e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, fitoi vendin e parë në rang qarku.

"Leonik Tomeo" ka kryer një punë të rëndësishme në përmirësimin e cilësisë mësimore, duke e reflektuar në pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiada të ndryshme.

Nxënësit e saj vijnë nga shkolla të përcaktuara nga Zyra Arsimore Durrës, si: "Qemal Mici", "Marie Kaçulini", "14 Nëntori", "Neim Babameto" dhe të tjera.

Shkolla është vlerësuar pozitivisht nga personalitete të shumta, duke përfshirë vizitat e ish-presidentit Rexhep Mejdani, ministrave të Arsimit Ethem Ruka dhe Besa Shahini, si dhe kryeministrit Edi Rama.

Në vitet e fundit, shkolla është kthyer në një qendër komunitare, duke luajtur një rol kyç në lidhjet komunitet-shkollë.

Leonik Tomeo Biografia

Leonik Tomeu ishte një figurë e shquar humaniste, studiues dhe profesor i filozofisë në Universitetin e Padovës. Lartësohet si një ndër pedagogët e parë me prejardhje shqiptare që jepte mësim filozofinë e Aristotelit në këtë universitet të njohur, duke u bërë një nga ndër figurat më të rëndësishme të Rilindjes Italiane dhe Evropiane. Ai ishte mik i shumë dijetarëve të kohës dhe mësues i shumë figurave të njohura, duke përfshirë edhe Nikola Kopernikun. Punimet dhe portreti i tij gjenden në arkivat dhe bibliotekat më të rëndësishme evropiane.

Leonik Tomeu lindi më 1 shkurt 1456 në Firence të Italisë, në një familje shqiptare nga Durrësi. Studioi në Firence për Filozofi dhe Letërsi nën udhëheqjen e Dhimitër Kalkondilit.

Në vitin 1485 u diplomua për Filozofi dhe Arte. Më 1497 ai u emërua si pedagog i parë zyrtar në Universitetin e Padovës për të mësuar tekstin grek të Aristotelit, një ndër veprat më të rëndësishme të filozofisë, në një kohë kur veprat e antikitetit grek nuk ishin të njohura mirë në Evropë.

Tomeu kurrë nuk e mohoi origjinën e tij shqiptare dhe për një kohë të gjatë drejtoi shkollën e shqiptarëve në Venecia. Më 1504 ai u zgjodh për të pasuar Gjergj Vallën si kryetar i komunitetit shqiptar në Venecia, por mungesa e përkushtimit të tij e bëri që të zëvendësohej më 1512 nga Mark Musuri. Në vitin 1524 ai botoi një koleksion të dialogjeve filozofike në gjuhën latine duke e titulluar "Trophonius, sive, De divinatione", që u admirua nga dijetarë të tjerë si Desiderius Erasmus për aftësitë e tij filologjike. Leonik Tomeu dha mësim në Universitetin e Padovës deri në vdekjen e tij më 28 mars 1531, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në fushën e filozofisë dhe arsimit.

 

Vendimi për emërtimin e shkollës “Leonik Tomeo”

 

Dokumenti është marrë nga Arkivi Shtetëror Vendor Durrës, ku paraqitet vendimi për ndryshimin e emrit të shkollës nga “23 Nëntori “ (Industriale) në “Leonik Tomeo”.

 

Matura e parë 1992-1996    

Emri                   Mbiemri           Nr. i Amzës

Rudina                          Elezi                               61

Margarita                     Ndoja                             680

Aldiana                        Bejko                              435

Mirela                          Koka                               25

Manuela                      Guri                                21

Luiza                            Troplini                          20

Ermira                          Agalliu                          436

Alma                            Masha                           420

Enis                              Vllamasi                        682

Juliana                          Domi                            52

Doriana                        Lluri                              43

Rovena                         Çyrbja                          30

Marsel                          Selimi                           22

Suela                            Roshi                            62

Flutura                         Hasa                             49

Irena                             Cile                              424

Marsela                         Kurti                            422

Carcike                        Musabelliu                     681

Elona                         Mehmeti                          44

 
Nderi i shkollës:

 

Z. Rexhep Mejdani, ish President i Republikës së Shqipërisë. Gjatë vizitës së tij në gjimnazin tonë, në vitin 1999, ofroi mbështetje për ngritjen e bibliotekës dhe laboratorit të fizikës.

 

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. Në shtator të vitit 2020, para fillimit të vitit shkollor, nga gjimnazi “Leonik Tomeo”, përcolli mesazhin për masat kundër Covid-19 për përballimin e pandemisë.

 

Z. Ethem Ruka, ish- Ministër i Arsimit. Për kontributin e rëndësishëm në pasurimin e laboratorëve të shkollës.

 

Znj.Besa Shahini, ish- Ministre e Arsimit. Për përballimin e situatës së pandemisë Covid-19 në arsimin shqiptar.

 

Z.Roland Xhelili, ish- Prefekt i Qarkut të Durrësit. Për mbështetjen në fillimin e vitit të ri shkollor.

 

Z.Roland Nasto, Prefekt i Qarkut të Durrësit. Për rikontruksionin dhe infrastrukturën e shkollës.

 

Z. Shkëlzen Jakova, ish- drejtori i parë i shkollës. Për mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ në vitin shkollor 1996-1997.

 

Z. Ilir Mborja, ish-drejtor i gjimnazit “Leonik Tomeo” në vitet 1997- 2014. Për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në ngritjen e vazhdueshme të këtij gjimnazi.

 

Gjimnazi i Obiliqit në Kosovë -        Për bashkëpunimin dhe pritjen e mësuesve dhe nxënësve tanë gjatë vizitës së Kryetarit të Komunës.

 

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren - Për bashkëpunimin në interes të përbashkët arsimor dhe kulturor.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës Udhëtimi i Lirë

Kryqi i Kuq Policia e Shtetit Zjarrfikësit

 

 
Gjimnazi ynë shpreh mirënjohjen për të gjithë:

 

1.         Kryetarët e Bashkive gjatë 30 viteve, për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë.

2.         Prefektët e Qarkut të Durrësit, për ndihmën e vazhdueshme përgjatë viteve.

3.         Policisë së Shtetit, shërbimit zjarrfikës, shërbimit shëndetësor dhe Njësive Administrative, Bashkisë dhe institucioneve të tjera për mbështetjen e tyre.

4.         Mbështetjen dhe bashkëpunimin e komunitetit të prindërve.

5.         Kryetarët e bordit dhe këshillit të prindërve të shkollës për angazhimin e tyre.

6.         Biznesmenëve, për kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve në institucion.

7.         Mësuesve të dalë në pension për angazhimin e tyre.

8.         Vizitorët institucionalë për interesin e përbashkët të procesit mësimor.

9.         Drejtues e ish- drejtues, si dhe punonjës të DRAP dhe ZVA, Durrës.

10.       Të gjithëve për mbështetjen institucionale.

Ne jemi krenarë për suksesin e mbi 6000 maturantëve që kanë përfunduar gjimnazin “Leonik Tomeo“ në 26 vitet e fundit.

bottom of page